Kryeministri Berisha thyen serish rekordin e tij ne not
Edhe kete vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur serish Dhermiun per kaluar pushimet. Kryeministri Berisha ndodhet ne Dhermi se bashku me familjen e tij si dhe me niperit e mbesat me te cilet eshte shume i lidhur. Kryeministri Berisha e kaloi kete te diele se bashku me familjen e tij, duke u mesuar not me te vegjelve, mbesave te tij. Ashtu si edhe nje vit me pare, aktivitet kryesor te tij ka pasur notin. Sot, Kryeministri theu serish rekordin e tij personal ne not. Ai vendosi nje rekord te ri personal, duke notuar pa nderprerje dhe duke pershkuar disa here distancen deri te Bovat ne plot 127 minuta, kundrejt 123 minutave te nje viti me pare. Pushimet ne Dhermi gjate muajit gusht, per Kryeministrin Berisha jane kthyer ne nje ritual pothuajse te pervitshem.