E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet nje virus i rrezikshem ne Greqi

Selanik. Te alarmuara jane organet greke te Shendetit pasi Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit te semundjeve ka konfirmuar ne prefekturen e Selanikut dhe zonat perreth, dy raste me encefalit, qe jane shkaktuar nga virusi i Nilit Perendimor, ndersa dyshohet edhe per nente raste te tjera. Kjo ka bere qe menjehere organet perkatese te marrin masa akoma me te rrepta persa i perket sperkatjeve me pesticide dhe informim te popullsise, raporton. Virusi i Nilit Perendimor transportohet nga zogjte dhe transmetohet gjithnje nga njeriu tek njeriu, vetem nepermjet pickimit nga mushkonjat e infektuara. Rastet lidhen me rritjen e madhe te temperaturave si dhe numrin e madh te mushkonjave. 20% e te infektuarve shfaqin shenja te gripit te zakonshem si temperature dhe dhimbje muskujsh, ndersa 80% nuk shfaqin asnje simptome.
Por ky virus eshte i rrezikshem sidomos per grupmoshat mbi 60 vjec, per arsye se ne 1 per qind te rasteve shfaqen simptoma neurologjike te renda si meningjit, encefalit ose infeksione te tjera me frekuence te larte demtimesh neurologjike te perkohshme ose te perhershme. Midis masave te thjeshta qe keshillojne mjeket jane lyerja me ilace per largimin e mushkonjave, sita ne dyer dhe dritare si dhe qarkullimi ne oret e pasdites me kemishe me menge dhe pantallona te gjata. Epidemi te virusit te Nilit Perendimor jane shfaqur qysh prej vitit 1996 ne vendet e BE-se dhe SHBA, ndersa eshte hera e pare qe semundja shfaqet ne Greqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›