Gjermania Franca shprehin gadishmerine per masa kunder krizes

Sot pritet qe udheheqesit e Bashkimit Evropian te miratojne nje plan per rritjen e fondit per te perballuar krizen e borxheve. Para takimit Gjermania dhe Franca shprehen gadishmerine per masa te fuqishme per parandalimin e perhapjes se krizes. kancelarja gjermane Angela Merkel i kerkoi sektorit privat ne Gjermani qe te kontribuoje me shume sesa ishte rene dakord fillimisht per te zbutur barren e borxhit grek.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se Gjermania nuk mund te perparoje nese Evropa eshte ne gjendje te keqe dhe per kete arsye tha ajo Evropa duhet te dale me e forte nga kriza sesa kur filloi ajo.
Kjo do te thote se Evropa duhet te behet nje bashkim i qendrueshmerise as me pak as me shume. do te thote kjo Se pari qe duhet ti bejme balle kesaj krize akute dhe per kete arsye duhet te gjejme zgjidhje te qendrueshme per vendet me borxhe te larta dhe gabimet e tyre qe te mund te korrigjojme te kaluaren dhe ne te njejten kohe duhet te parandalojme perhapjen e krizes ne vende te tjera tha ajo.
Zonja Merkel tha se objektivi i takimit te nivelit te larte ne Bruksel duhet te jete nje zgjidhje qe i jep mundesine Greqise qe ta shkurtoje barren e borxhit duke e cuar ne 120 per qind te prodhimit te brendshem bruto deri ne vitin 2020.
Borxhet e Greqise pritet te arrijne ne 180 per qind te prodhimit ekonomik vitin e ardhshem.
Po sot Ministri i Jashtem francez tha se kriza financiare dhe ekonomike qe po kalon Evropa eshte serioze por se ai mendonte se masat e marra per ta kapercyer ate do te ishin te suksesshme.
Ne kemi shenuar perparim gjate diteve te fundit per nje numer ceshtjesh. Per shembull per nevojen per te rritur sasine e parave ne gjendje ne banka qe ato te jene me te forta. Ne gjithashtu kemi shenuar perparim per idene qe nuk duhet ta braktisim Greqine sepse nese e bejme nje gje te tille do te kishim nje efekt domino qe do te kishte pasoja katasrtofike per strukturen e Evropes. Keshtu qe mendoj se sot do te gjejme nje zgjidhje per lehtesimin e borxhit grek.
Megjithese udheheqesit e Bashkimit Evropian dhe eurozones po takohen sot per te miratuar planin per krizen arritja e nje marreveshje eshte vene perseri ne pikepyetje pasi pjese kryesore te paketes mund te mos jene gati ne kohe.