E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO shtyn vendimin për përfundimin e misionit në Libi

NATO ka vendosur të shtyjë vendimin zyrtar për përfundimin e misionit në Libi, deri në fund të muajit.

Pas kapjes së Muamer Gadafit, nga forcat opozitare dhe vdekjes së tij javën e kaluar, trupi drejtues i NATO-s njoftoi një vendim paraprak për t`i dhënë fund fushatës shtatë mujore deri në 31 tetor.

Ambasadorët e 28 vendeve antare të Aleancës pritej të formalizonin këtë vendim sot, në një takim në Bruksel.

Por, zyrtarët e NATO-s, kanë njoftuar se takimi është shtyrë për të premten dhe konsultimet do të vazhdojnë me Kombet e Bashkuara dhe Këshillin Kombëtar Tranzitor të Libisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›