Rexhepi Partite serbe mbajne ne tension Mitrovicen

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi akuzon partitë politike në Serbi se po shtyjnë serbët në veri të Mitrovicës që ta mbajnë të tensionin situatën dhe të mos largojnë barrikadat nga rrugët, për qëllime të pastra politike, në prag të zgjedhjeve të tyre parlamentare. Në një intervistë për “Albanian Screen”, Rexhepi thotë se pas barrikadave në Veri, krahas Qeverisë qëndrojnë edhe partitë opozitare në Serbi, të cilat sipas MInistrit, kanë ndikim tejet të madhe tek disa kryetarë ilegalë të komunave veriore.
“Në mënyrë indirekte pas barrikadave kanë qëndruar edhe qeveritarët e Serbisë. Natyrisht që nuk e kanë kontrollin ndaj kryetarëve të komunave, ku më shumë kanë influencë Koshtunica, Nikoliq dhe më së paku partia në pozitë. Kjo është lojë djallëzore e tyre që dëshirojnë që nëpërmes këtyre katër eksponentëve të nacionalizmit ekstrem që të blejnë kohë dhe të bëjnë pazare për nevoja të brendshme kur dihet se Serbia tash gati ka filluar një fushatë paraelektorale”, tha Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme.
Ministri Rexhepi përkrah strategjinë e KFOR-it për të mos përdorur dhunën dhe forcën në largimin e barrikadave, të cilat ai thotë se një ditë do të hiqen patjetër.
“Barrikadat duhet të hiqen gjithësisë por është strategji e KFOR-it që edhe ne e përkrahim që me sa më pak përdorim të dhunës dhe forcës. Nuk është se KFOR’i nuk ka kapacitete për një ditë, apo dy, por qëllimi është që qytetarët e rëndomtë të ndahen nga ndikimi i grupeve kriminale dhe politikanëve radikal ekstrem, në mënyrë që pas largimit të barrikadave të jetë një lëvizje e qëndrueshme”, vijoi Rexhepi.
Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme i quan të papranueshme propozimet e strukturave paralele në veri dhe të Qeverisë së Serbisë, që të mundësohet lëvizja e lirë për KFOR-in dhe EULEX-in me kushtin që të mos vendosen në dy pikat kufitare doganierët dhe policia e Kosovës.
“Ata kërkojnë që të mos hyhet në konflikt me KFOR-in dhe EULEX-in,. Që lejojnë lëvizjen e lirë për KFOR-in dhe EULEX’in por që të mos lejohet transportimin e policëve kufitare dhe të doganierëve të Kosovës, që është plotësisht e papranueshme. Kjo është një lojë e përbashkët e tyre. Për ne nuk ka largim të barrikadave me kushtet. Ato duhet të hiqen për të krijuar mundësinë e lëvizjes së lirë për të gjithë”, tha ai.
Pas heqjes së barrikadave, Ministri Rexhepi thotë se prioritet i institucioneve të rendit do të jetë zbatimi i rendit dhe ligjit në pjesën veriore. Kjo nënkupton dhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të njerëzve që kanë bërë vepra kriminale dhe ndaj të cilëve tanimë janë ngritur aktakuza dhe janë lëshuar edhe urdhër-arreste.
Bul Salihu