E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia: Thirrje për ndihmë ndërkombëtarëve

Turqia po kërkon ndihmë ndërkombtare pas refuzimit për ndihmë që bëri fillimisht të dielën. Mediat turke raportojnë se qeveria ka dërguar kërkesa për ndihmë emergjente në 30 vende, përfshirë edhe Izraelin.

Tërmeti me magnitudë 7.2 në provincën lindore Vani, ka vrarë së paku 459 njerëz dhe rreth 2000 shtëpi janë shkatërruar.

Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë edhe sot në ditën e tretë me radhë, dhe zyrtarët kanë thënë se kanë nxjerrur edhe një djalë 18 vjeçar së bashku me një grua 27 vjeçare.

Ndërkohë, banorët e zonës së prekur nga tërmeti thuhet se po ankohen duke thënë se autoritetet kanë qenë shumë të ngadalta në ofrimin e strehimit. Ndërsa, zëvendës guvernatori ka thënë dje për agjencinë Reuters “ne po e bëjmë më të mirën që mundemi” për të ndihmuar viktimat.

Të burgosurit në një burg në afërsi të provincës Van, u rebeluan sot pasi një tronditje e madhe shkaktoi panikë. Plocia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ishte mbledhur jashtë burgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›