PS Majko Berisha te mos keqperdore FA
Deputeti socialist Pandeli Majko akuzoi dje Kryeministrin se po implikon Forcat e Armatosura ne qendrimet e tij politike. Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko konsideroi si antikushtetuese jo te nevojshme dhe nje precedent te rrezikshem implikimin e forcave te armatosura nga Kryeministri Sali Berisha. Implikimi i institucioneve ushtarake ne qendrime politike eshte nje veprim i gabuar deklaroi deputeti socialist.
Implikimi i ushtrise sot nga Kryeministri i Shqiperise eshte nje akt i paprecedent. Cilido qofte pozicioni politik i Kryeministrit te Shqiperise eshte e pafalshme antiligjore antikushtetuese te kerkoje ne nje situate krize politike te implikoje Forcave te Armatosura me qendrimet e cilesdo qeveri ekzekutive ne fuqi - deklaroi Pandeli Majko deputet i PS-se. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes theksoi me tej se nje keqperdorim i forcave te armatosura ka qene i gabuar ne te shkuaren por sipas tij Sali Berisha po Ben te njejtin gabim. Mendoj se Shqiperia ka kaluar goxha eksperienca te hidhura kur per arsye te ndryshme politike ushtria eshte keqperdorur. Sot per fat te keq ne krye te tavolines se Ministrise se Mbrojtjes jane dy protagoniste si shembulli me ekzemplar se ne asnje rast Forcat e Armatosura nuk duhet te keqperdoren nga politika. Kryeministri eshte duke ecur ne nje rruge te gabuar qe per fat te keq e ka bere nje here - tha Majko. Majko ftoi kreun e shtetit te nderhyje.