E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Malaj Opozita humbi kredibilitetin tek shqiptaret

Arben Malaj deputeti socialist i artikuluar shpesh kunder linjes se lidershipit te PS-se shpreh rezerva per kerkesen e opozites per zgjedhje te parakohshme. Sipas tij kjo nuk duhet te behet ne kurriz te krizes aktuale pasi kjo do te riprodhonte kriza te tjera. Nese duhet te kete zgjedhje te parakohshme duhet te vijne si pergjegjshmeri e te dyja forcave politike dhe jo thjesht si situate krize qe njera force politike krijon ndaj forces tjeter politike pasi nuk kemi maksimizuar ate qe duhet te arrijme nese synojme thjesht nje pale zgjedhje te parakohshme ne situata sa me kritike dhe si te thuash kemi nxitur riperseritjen e krizave te herepashershme ne ambientin politik dhe ekonomik ne vendin tone cka eshte investimi me i keq qe ne si politikane mund te bejme per vendin tone - tha ai. Nga ana tjeter deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste Arben Malaj mohon eliminimin e krizes me djegien e fleteve te votimit. Deputeti socialistkundershton zerat se me kete levizje mazhoranca perfitoi. Kjo e fundit sipas tij humbi kredibilitetin te publiku ne nje ballafaqim politik ku opozita duhej te kishte rritur kurben e aksionit politik ne kerkim te transparences.

Nuk mendoj se mazhoranca ka fituar ndonje avantazh ka humbur kredibilitetin e institucioneve te dala nga keto zgjedhje dhe ka arritur gjithnje e me teper perceptimin publik qe zgjedhjet e 2009-s minimalisht nuk kane arritur standardet qe duhet te arrinin dhe maksimalisht jane manipuluar. Lidhur me opoziten eshte e vertete qe kurba politike duhet te vinte ne rritje duhej te siguronte transparencen e votes - tha Arben Malaj deputet i PS-se. Por kjo i perket asaj qe Malaj e etiketon e shkuar. Sipas tij opozita tani duhet te hartoje nje strategji jo spontane per garantimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe daljen para shqiptareve me nje program te qarte qe duhet te permbushe nevojat e shqiptareve.
Pra kam parasysh ketu qe aksionet tona politike nuk duhet te nxitohen dhe te jene spontane duhet te kemi gati oferten tone publike qofte per permiresimet ligjore qofte per ndryshimet e nevojshme qe te garantojne me mire zgjedhjet vendore dhe njekohesisht duhet te kemi gati oferten publike te modelit te ri te qeverisjes ne modelin vendor dhe qendror - u shpreh z. Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›