Gjermania: Nuk jemi për një ndërhyrje ushtarake në Siri
Konflikti
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere ka rikonfirmuar në lidhje me një ndërhyrje ushtarake në Siri. Ai tha se ishte në favor të një zgjidhjeje diplomatike dhe jo të një ndërhyrjeje ushtarake, siç kërkohet nga disa. Dështimi i diplomacisë nuk duhet të krijojë automatikisht mendësi për një ndërhyrje ushtarake, ka deklaruar mistri për një gazetë gjermane. Sipas tij, largimi i Kofi Annan si negociator i çështjes së Sirisë nuk e ndryshon aspak qëndrimin gjerman në lidhje me mos dërgimin në këtë vend të trupave ushtarake edhe pas 17 muajsh konflikti. Siria ndihet në një situatë kaosi që nga marsi i vitit të kaluar. Damasku bën vazhdimisht të ditur se njerëz jashtë ligjit, sabotatorë dhe terroristë të armatosur ndodhen pas kryengritjes dhe rebelimit të opozitës, ndërkohë që Perëndimi dhe opozita siriane akuzojnë forcat e sigurimit për masakrues të protestuesve dhe të civilëve të thjeshtë. Trupat siriane kanë vrarë një numër të madh terroristësh në përplasjet mes trupave qeveritare dhe kryengritësve në të gjithë vendin gjatë ditëve të fundit. Shumë njerëz, përfshi edhe një numër të madh të forcave të sigurimit janë vrarë nga trazirat në Siri, që kanë nisur një vit e gjysmë më parë. Në 3 gusht, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë jo detyruese ndaj Sirisë, të propozuar nga Arabia Saudite, që kritikonte Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mungesë veprimi.
Gjermania: Nuk jemi për një ndërhyrje ushtarake në Siri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip