E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja në hall, gati t’i kërkojë borxh BE-së

Në ditët e ardhshme, Spanja do të hartojë një kërkesë zyrtare drejtuar eurozonës për ndihmë financiare për sektorin bankar, ka deklaruar Ministri spanjoll i Financave, Luiz De Guindos, para një takimi në Luksemburg me homologët e tij të eurozonës.

"Kërkesa zyrtare për ndihmë do të përpilohet në ditët në vazhdim. Është një formalitet i thjeshtë. Sot gjendemi këtu për të shqyrtuar gjendjen e sektorit bankar spanjoll", ka thënë De Guindos.

Ashtu si Greqia, por jo në të njëjtin nivel, edhe Spanja bën pjesë në mesin e shteteve që janë prekur më tepër nga kriza globale e dy viteve të fundit.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-21 23:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›