E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Shqipëria po lufton korrupsionin



Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta u takua dje në Gjermani me Sekretaren e Shtetit për Bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, Gudrun Kopp. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën ekonomike. Kopp vlerësoi Qeverinë shqiptare lidhur me luftën ndaj korrupsionit. "Ne biseduam edhe për rrugët e mëtejshme për të luftuar korrupsionin. Kjo është një temë e vazhdueshme në Parlamentin gjerman dhe u binda se Qeveria shqiptare - së bashku me strukturat legale në vend - po përpiqet të arrijë përmirësime. Por ne po e vëzhgojmë këtë proces edhe më tej", tha Kopp. E pyetur nëse shkurtimet në buxhet që do të bëjë Gjermania, do prekin fondet për Shqipërinë, Sekretarja e Shtetit theksoi se vendi jonë do të përfitojë rreth 72 milionë euro për tre vitet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›