Kroacia heq vizat me Shqipërinë
Kroacia vendosi të heqë vizat me Shqipërinë nga 1 korriku deri në 31 tetor. Këtë e bëri të ditur dje ambasadori kroat në vendin tonë, Darko Javorski, gjatë një takimi me Kryeministrin Berisha. "Ky vendim vjen edhe si rezultat i rezultateve të larta të Qeverisë shqiptare në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE, çka ka bërë të mundur që kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve në Shqipëri të jetë në standardet me të larta në Europë dhe ne presim që së shpejti shqiptarët të marrin lajmin e mirë për lëvizjen pa viza në BE", u shpreh ambasadori kroat Javorski.