Gjermania arrinnë Afrikë, Lëv: Mezipresim të luajmë
JOHANESBURG -Kombëtarja gjermane ka mbërritur gjithë optimizëm të hënën në Johanesburg të Afrikës së Jugut, duke u zhvendosur më pas drejt Pretorias, ku do të zhvillojë përgatitjet për Kupën e Botës. Gjermanët kanë qenë kritikues të përhershëm të FIFA-s për organizimin e Botërorit në Afrikë, por pas mbërritjes në këtë vend, tekniku Joakim Lëv u shpreh se futbollistët mezi po presin të nisë kompeticioni. Jemi pak të lodhur pas një udhëtimi të gjatë, por jemi të lumtur që më në fund jemi në Afrikën e Jugut, - deklaroi Joakim Lëv. – Jemi të kënaqur, pritja duket e shkëlqyer”, shtoi ai. Gjermania është një nga skuadrat më të goditura nga dëmtimet, duke përfshirë futbollistë si Mikael Balak apo mbrojtësit Tresh dhe Vesterman. Në vend të Balak, Joakim Lëv ka vendosur të aktivizojë mesfushorin e Shtutgartit Sami Kedira, ndërsa në sulm Tomas Myler duket se ka fituar avantazhin me Lukas Podolski. Ndeshja e parë e Gjermanisë në Botëror do të jetë ajo ndaj Australisë më 13 qershor.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)