Maradona hap dyerttifozët entuziastë përArgjentinën
ARGJENTINE- Tifozët e Argjentinës kanë qenë të gjithë në delir për kombëtaren e tyre, pasi Diego Armando Maradona hapi pas shumë ditësh dyert edhe për ta. Tekniku argjentinas ka zgjedhur një metodë të veçantë pune, duke u stërvitur me dyer të mbyllura, duke qëndruar larg mediave dhe duke mos zhvilluar ndeshje miqësore nga frika e dëmtimeve. Por, në këtë seancë stërvitore ishin të paktën 3 mijë vetë që ndoqën nga afër idhujt e tyre, ndërsa besimi i të gjithëve është te futbollisti më i mirë i vitit, Lionel Mesi. Në prag të nisjes së Botërorit, Argjentina nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar, teksa edhe sulmuesi Diego Milito e ka kaluar problemin në këmbë dhe është gati për të luajtur. Ndërkohë, autoritetet afrikano-jugore kanë kthyer mbrapsht 10 ultras të Argjentinës, të cilët janë të skeduar se kanë kryer akte dhune në Botërorët e mëparshëm, ndërsa njëri prej tyre është i përfshirë edhe në një vrasje. Duke parë problemet në të shkuarën, policia afrikane ka një listë me emrat e tifozëve të rrezikshëm, të cilët nuk do të lejohen të hyjnë në këtë vend gjatë muajit të zhvillimit të turneut. Argjentina ndodhet në grupin B të Botërorit bashkë me Nigerinë, Korenë e Jugut dhe Greqinë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)