Gjermania bindet: Ok ndihmës financiare për Greqinë
BERLIN-Gjermania më në fund bie dakord që të ndihmojë Greqinë por vetëm me kusht që në këtë proces të përfshihen bashkërisht BE dhe FMN. Lajmi është publikuar së fundi nga kancelarja gjermane Angela Merkel e cila deri tani i ka rezistuar gjithe thirrjeve te liddereve të BE për të ndihmuar Greqinë me një paketë financiare. Merkel ka theksuar se BE e vetme nuk mund ta zgjidhë dot krizën greke, por cdo asistencë që do miratohet nga blloku europian duhet të plotesohet me hua nga FMN. Berlini do të përcaktojë kushtet për ndihmë në takimin e 16 vendeve të Eurozonës që mbahet të enjten.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)