E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dëbon diplomatin libian

Ministria e Jashtme e Gjermanisë pas konsultimeve me zyrtarët gjermanë të sigurisë, kanë urdhëruar dëbimin e një diplomati të lartë libian nga për shkak të besnikërisë së tij ndaj kreut libian Muamar Gadafi.
Ministria e Jashtme gjermane ka konfirmuar një raport në revistën “Fokus”, se Hisham el-Sharif është shpallur “person non grata” dhe ka urdhëruar atë dhe familjen e tij të largohen nga Gjermania.
Revista “Focus”, raportoi se qeveria e Gadafit kishte caktuar Sharif si të ngarkuarin e tij me punë në Berlin më 22 korrik.
Të mërkurën Britania ka larguar gjithë stafin e ambasadës libiane në Londër, dhe ka kërkuar nga Këshill Kombëtar Tranzitor, që të sigurojë përfaqësues në Londër.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›