E Diel, 1 Nëntor 2026

"Botërori 2010", Gana mposht Serbinë

Takimi i parë i Grupit D i zhvilluar në stadiumin Loftus Versfeld në Pretoria, ndërmjet Ganës dhe Serbisë, ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të skuadrës afrikane.

Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të dobët duke zhgënjyer sportdashësit e Kampionatit Botëror, e sidomos tifozët e pranishëm në stadium.

Moment për t'u përmendur ishte përjashtimi i Aleksandar Lukoviç (74') pas kartonit të dytë të verdhë. Mirëpo, edhe pavarësisht epërsisë numerike në fushë, Gana e pati të vështirë të tregohej skuadër e rrezikshme në minutat e mbetura.

Ndërkohë, falë një prekje të topit me dorë nga Zdravko Kuzmanoviç brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u akordua penallti në favor të Ganës, të cilën e shndërroi në gol Asamoah Gyan.

Pas kësaj fitoreje, Gana kryeson Grupin D me tre pikë, para zhvillimit të takimit ndërmjet Gjermanisë dhe Australisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›