E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania dhe Franca bejne thirrje per masa te shpejta lidhur me krizen

Gjermania dhe Franca po ngulmojne ne argumentat e tyre se udheheqesit evropiane duhet te veprojne pa vonese per te zgjidhur krizen e borxheve dhe te shpetojne monedhen e perbashket euro.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Nikola Sarkozi parashtruan hollesite e planit te tyre sot ne nje leter ne adrese te Presidentit te Keshillit Evropian Herman Van Rompuy nje dite para takimit te nivelit te larte te BE-se ne Bruksel.

Udheheqesi francez dhe kancelarja gjermane kane kerkuar ndeshkime automatike kunder qeverive qe shkelin kufizimet mbi buxhetin nje takse te unifikuar mbi korporatat dhe nje takse te re mbi transaksionet financiare.

Zonja Merkel dhe zoti Sarkozi te cilet drejtojne dy ekonomite me te forta te eurozones thane se jane te bindur se duhet te veprojne pa vonese. Ata thane se traktati i ri evropian duhet te jete gati per tu hedhur ne vote ne muajin mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›