Ish-presidenti izraelit filloi vuajtjen e dënimit me burg

Ish-presidenti izraelit, Moshe Katsav, filloi vuajtjen e dënimit me shtatë vite burg nën akuzën për përdhunim.
Katsav, 66 vjeçar, u dënua dhjetorin e kaluar për përdhunimin e një ish-punonjëse femër, kur ai ishte një ministër kabineti dhe për sulme seksuale ndaj dy grave të tjera, kur ai ishte president, në vitet 2000-2007.
Në rrugën e tij në një burg të sigurisë minimale në qendër të Izraelit, ai përsëri protestoi për pafajësinë e tij dhe tha se Izraeli sot është duke "varrosur një njeri të gjallë".