E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA me ambasadë virtuale për Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane hapur një ambasadë “online” për Iranin, me qëllim të inkurajimit të dialogut me iranianët, pas më shumë se tri dekadave të mbylljes së ambasadës së SHBA-së në Teheran dhe përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Ambasada virtuale u lëshua në internet, në versionet anglisht dhe në farsi.

Në një video porosi, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se faqet e internetit janë një përpjekje për të kompensuar humbjen e dialogut në mes të amerikanëve dhe iranianëve, që nga mbyllja e ambasadës amerikane në Teheran, në vitin 1979.

Nga nëntori atij viti e deri në janar të vitit 1981, 52 amerikanë ishin mbajtur peng në ambasadë për 444 ditë nga militantët islamikë, gjë që nxiti mbylljen e misionit amerikan atje dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›