Rasmusen mbeshtet oferten e BE-se per Serbine

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Foh Rasmusen thote se duke i ofruar Serbise statusin e vendit kandidat Bashkimi Evropian do te ndermerrte nje hap ne te mire te sigurise rajonale. Zoti Rasmusen i beri komentet sot para takimit dyditor te ministrave te jashtem te vendeve te NATO-s.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s pohon se vendimet per zgjerimin e metejshem te Bashkimit Evropian jane kompetence e vete kesaj organizate por shton se vete BE-ja do te perfitonte duke i ofruar Serbise statusin e vendit kandidat
Pa dyshim eshte ne doren e Bashkimit Evropian te vendose nese do ti jape Serbise statusin e vendit kandidat. Por e pare ne linja te pergjithshme besoj se cdo mase qe mund te permiresoje marredheniet mes vendeve ne rajon dhe ne strukturat euro-atlantike perfshire Bashkimin Evropian dhe NATO-n do te ishte ne te mire jo vetem te rajonit por te te gjithe Evropes tha ai.
Kreu i NATO-s i beri komentet nderkohe qe blloku me 27 anetare do te jape kete te premte vendimin e tij mbi kerkesen e Serbise per te marre statusin e vendit kandidat ne kete organizate qe perben nje hap te rendesishem drejt antaresimit ne BE. Udheheqesit evropiane kane kembengulur per nje qendrim me te qarte dhe te vendosur nga Serbia per vendosjen e stabilitetit ne veri te Kosoves si kusht per te ecur perpara ne procesin e antaresimit. Kohet e fundit vendet e BE-se kane qene te percare lidhur me dhenien e statusit te kandidatit Serbise si rezultat i sulmeve ndaj paqeruajtesve te NATO-s. Keto zhvillime do te jene ne rendin e dites te takimeve dy diteshe qe fillojne neser kreret e shteteve te BE ne Bruksel.
Javen e kaluar Presidenti serb Boris Tadic u beri thirrje serbeve te Kosoves te heqin dore nga barrikadat duke thene se akte te tilla minojne perpjekjet e Serbise per antaresim ne BE. Po javen e kaluar ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian delegacionet e Kosoves dhe Serbise rane dakort
per normalizimin e procedurave kufitare ne kuader te konceptit per menaxhimin e perbashket te kufirit nje prej ceshtjeve me te mprehta ne bisedimet mes dy vendeve. Qe nga e hena serbet ne veri te Kosoves filluan te heqin disa nga barrikadat qe pengonin levizjen nderkufitare. Udheheqesi i serbeve ne veri Sllavisha Ristic tha se heqja e barrikadave po behet ne baze te marreveshjes me KFOR-in Ristic Kemi rene dakord me KFOR-in ta hapim kete rruge per te rivendosur levizjen e lire. Pas rihapjes se rruges ata do te vendosin postbllokun qe u kerkua nga parakushtet e tyre. Nga ana jone ne kerkuam qe kontrolli kufitar te behet ne bashkepunim me ta dhe stacionin e policise lokale ketu ne Zubin Potok. Komuniteti serb ne veri te Kosoves filloi ngritjen e barrikadave per te penguar kalimet nderkufitare qe ne korrik kur autoritetet qendrore te Prishtines vendosen te dergojne atje zyrtare te doganave.per normalizimin e procedurave kufitare ne kuader te konceptit per menaxhimin e perbashket te kufirit nje prej ceshtjeve me te mprehta ne bisedimet mes dy vendeve.
Qe nga e hena serbet ne veri te Kosoves filluan te heqin disa nga barrikadat qe pengonin levizjen nderkufitare. Udheheqesi i serbeve ne veri Sllavisha Ristic tha se heqja e barrikadave po behet ne baze te marreveshjes me KFOR-in Kemi rene dakord me KFOR-in ta hapim kete rruge per te rivendosur levizjen e lire. Pas rihapjes se rruges ata do te vendosin postbllokun qe u kerkua nga parakushtet e tyre. Nga ana jone ne kerkuam qe kontrolli kufitar te behet ne bashkepunim me ta dhe stacionin e policise lokale ketu ne Zubin Potok.
Komuniteti serb ne veri te Kosoves filloi ngritjen e barrikadave per te penguar kalimet nderkufitare qe ne korrik kur autoritetet qendrore te Prishtines vendosen te dergojne atje zyrtare te doganave.