E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania do te paguaje prinderit per te bere femije

Vetem 1,3 femije per nje grua ne Gjermani. Kjo eshte mesatarja e lindjeve me te cilen nuk arrihet as riprodhimi i thjeshte i popullates ne kete vend
Se pari, lajmi i mire: shumica e grave ne Gjermani vazhdojne te kene femije. 86 per qind e grave, te cilat ne kohen e anketes ishin te moshes 50 deri 75 vjeç, kane lindur femije. Ndersa te grate e moshes 35 deri 49 vjeç, 78 per qind prej tyre jane nena. Mirepo kurrsesi nuk mund te anashkalohet as lajmi i keq: gjithnje e me shume gra jane pa femije, ne radhe te pare nga pjesa perendimore e Gjermanise, - shpjegon Sabine Behtold (Bechtold) e entit statistikor.
Femija i pare lind me vonese ose nuk lind fare
"Te befason fakti se mbi 40 per qind e grave te moshes 30 deri 35 vjeç ne landet e Gjermanise Perendimore nuk kane femije. Shkaku qendron te fakti se grate lindin femijen e pare me vone ose nuk lindin fare", - thote ajo. Mundesia qe keto gra te mbeten pa femije eshte shume me e madhe ne qofte se e kane te kryer ndonje fakultet. Kete deshmon shume qarte edhe enti statistikor. "Perqindja e grave me me shume se dy femije ka lidhje edhe me nivelin shkollor. Çdo e katerta grua me nivel me te ulet shkolle ka me shume se dy femije", - thekson Behtold duke shtuar se te grate e nivelit me te larte shkollor me shume se dy femije ka çdo e shtata femer.
Gjendja ne ish-Gjermanine Lindore ndryshe
Ky fenomen nuk mund te thuhet per grate e ish-Gjermanise Lindore. Nderkohe qe edhe mosha e lindjes se femijes se pare eshte gjithnje e me e larte. Ne fund te viteve ’60, grate ne Gjermani jane bere nena mesatarisht ne moshen 23-vjeçare, ndersa sot ne moshen 26-vjeçare. Megjithate, ekspertet e entit statistikor nuk jane ne gjendje te japin sugjerime te qarta per politiken e familjes qe duhet ndjekur. Ata thone se nuk eshte puna e tyre te keshillojne politiken, por te prezantojme te dhenat empirike. Ne baze te tyre mund te nxirren konkluzione. Mendoj se keto te dhena jane shume relevante, por konkludimet duhet t’i nxjerre politika", - thote Sabine Behtold.
Prinderit paguhen
Njera prej masave qe ka ndermarre politika eshte futja kete vit e parave per prinderit. Deri ne 14 muaj pas lindjes, prinderit marrin 67 per qind te rroges. Hapi tjeter duhet te jete shtimi i numrit te kopshteve per femijet me te vegjel se tre vjet.
(D.W)

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›