E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova merr mbeshtetje per pavaresi nga shumica e anetareve te KS-se

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i ardhshem i Kosoves, Hashim Thaçi, kane marre mbeshtetjen e plote te shumices se anetareve te Keshillit te Sigurimit per pavaresine e Kosoves. Para fillimit te mbledhjes se Keshillit ata kane zhvilluar disa takime te rendesishme me shumicen e anetareve te Keshillit te Sigurimit. Zedhenesi i Ekipit te Unitetit Skender Hyseni eshte shprehur se nga te gjitha takimet eshte verejtur nje perkrahje ne rritje per pavaresine e Kosoves. Nder takimet me te rendesishme jane ato me zyrtare te Kombeve te Bashkuara, si nensekretari e pergjithshem per misionet paqesore Jean Marie Guehenno, ministrin e Jashtem te Italise, Massimo D’Alema, me diplomate, si Albert Rohan, dhe Stefan Lehne, i derguari i posaçem i BE-se per statusin e Kosoves, dhe perfaqesues-ambasadore te vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit, te Kines, Kroacise, Kosta Rikes, Libise, Vietnamit etj. Sipas zedhenesit te Ekipit te Unitetit, Skender Hyseni, ne te gjitha takimet eshte diskutuar rreth vendimit dhe kohes per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Ai vleresoi se ekziston nje gatishmeri ne rritje per mbeshtetjen e pavaresise. “Disponimi tregohet me se miri me faktin se Keshilli i Sigurimit perfundimisht ka vendosur qe Kosoves t’i lejoje te flase ne sesionin zyrtar te KS-se dhe kjo tregon gatishmerine qe do ta perkufizoja si nje perkrahje ne rritje per pavaresine e Kosoves”, - eshte shprehur ai.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›