E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galak: “Prioritet Kosova dhe afrimi i Serbise ne BE”

Kristina Galak, zedhenesja e Havier Solanes, eshte shprehur se prioritetet e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perendimor jane zgjidhja e statusit te Kosoves dhe afrimi i Serbise me BE-ne. Ne nje interviste per te perditshmen e Beogradit “Veçernje Novosti”, ka shtuar gjithashtu se keto dy çeshtje nuk jane te lidhura direkt dhe as te kushtezuara njera me tjetren. Galak konsideron se nuk duhet nxituar me percaktimin e statusit te Kosoves, duke thene se çdo veprim duhet bere ne kohen e duhur. “Ne Keshillin Europian javen e kaluar nuk eshte diskutuar per pavaresine e Kosoves dhe nuk ka qene e parapare qe BE-ja, ose anetaret e saj te shprehen per kete, dhe vendimet e ngjashme nuk jane ne rend dite, - tha Galak. “E vetmja gje qe mund te thuhet me siguri eshte se vleresimin per gjendjen ne Kosove do ta kemi ne janar ne Keshillin e Ministrave”, theksoi Galak. Pyetjes nese Bashkimi Europian do te arrije unitetin ne lidhje me Kosoven, Galak theksoi se konkluzionet e Keshillit te Europes flasin me se miri per unitetin e arritur brenda 27 vendeve. Duke komentuar qendrimin e Moskes se dergimi i misionit te BE-se ne Kosove do te jete “ilegal” pa nje vendim te Keshillit te Sigurimit, Galak, tha se "BE-ja ka vendosur te dergoje misionin e vet dhe se ky vendim eshte miratuar njezeri”. “Te gjithe anetaret e BE-se kane demonstruar gatishmerine qe te marrin pergjegjesine per te ardhmen e Kosoves. BE-ja deshiron t’i kontribuoje stabilizimit dhe demokratizimit te Kosoves dhe mbrojtjes se trashegimise fetare dhe kulturore”, - eshte shprehur Galak, duke shtuar se nga ky mision “do te kene dobi te gjithe, perfshire edhe Serbine dhe Rusine”.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›