Gjermania do të tërheqë trupat nga Kosova
Berlin - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung theksoi sot se Gjermani do të nisë tërheqjen e trupave nga Kosova, mund të fillojë nga mesi i këtij viti. Gjatë një takimi me mediat të hënën në Berlin, Jung theksoi se, parakusht për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Kosova do të jetë ndërtimi i strukturave civile. "Duhet të kujdesemi që të mos e vëmë në rrezik stabilitetin, që kemi arritur deri tani në Kosovë. Tërheqja e trupave duhet të jetë e arsyeshme. Kjo do të thotë se vetëm kur në Kosovë të jenë ndërtuar strukturat civile, qoftë nga Bashkimi Evropian, qoftë nga Forca e Sigurisë së Kosovë, sipas përllogaritjeve të mia deri nga mesi i vitit, mund të flasim për një tërheqje me faza të forcave ushtarake”, tha ministri gjerman Jung.
Deri sa të vijë ky moment - vijoi Jung - ne si gjermanë do të përmbushim detyrat, që na janë caktuar në kuadër të NATO-s. /D-Welle/start
Deri sa të vijë ky moment - vijoi Jung - ne si gjermanë do të përmbushim detyrat, që na janë caktuar në kuadër të NATO-s. /D-Welle/start