Sejdiu dekoron Indrit Carën me ‘Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari’
Prishtinë - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka dekoruar me medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, luftëtarin Indrit Cara, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Indrit Cara, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, la Londrën, ku kish kohë që jetonte, dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.
Vendimin për dekorimin e Indrit Carës, Presidenti Sejdiu e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, neni 3,12, 34 dhe 49. Medalja “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.