E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti maqedonas mund të zgjidhjet nga Parlamenti

Shkup -Në rast se në zgjedhjet e 22 marsit në Maqedoni, nuk do të zgjidhet presidenti, atëherë kreun e shtetit mund ta zgjedhë shumica parlamentare. Situatën e tillë e kanë zbuluar përfaqësues të opozitës, të cilët bëjnë të ditur se ka paralajmërime se VMRO-DPMNE po shqyrton mundësinë që të zgjedh presidentin nëpërmjet Parlamentit, ku gëzon shumicën absolute.
Lajmi është konfirmuar edhe në nga liderët opozitar, Tito Petkovski nga Partia e Re Social Demokrate (PRSD), i cili ka bërë të ditur se ka të dhëna se kjo mund të ndodhë dhe të bëhet me ndryshimet e shpejta kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, me ç`rast do të arrihet që me mbi 80 vota nga gjithsejt 120 vende deputetësh të zgjidhet presidenti, duke llogaritur edhe në votat e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI).
“Unë këtu shoh se kryeministri me vetëdije dëshiron që të mos zgjidhet presidenti në këto zgjedhje dhe kjo të bëhet nga Parlamenti”, ka theksuar Petkovski.

Zgjedhja e presidentit nga Parlamenti ishte një nga propozimet e fundit të bërë nga dy partitë e koalicionit BDI dhe VMRO-DPMNE, mirëpo më pas kjo ide nuk gjeti mbështetje sidomos tek partia më e madhe maqedonase, e cila i hyri përballjes në zgjedhje me LSDM dhe oponentët e saj.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte një nga përkrahësit e idesë që presidenti të zgjidhet nga ana e Parlamentit, duke synuar që nëpërmjet kësaj forme, partia që drejton ai të sigurojë ndonjë pozicion më të fuqishëm dhe të marrë nën drejtimin e saj postin e kryeparlamentarit.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka theksuar se në rast se nuk arrihet cenzusi për të zgjedhur presidentin, atëherë sipas kësaj partie, Qeveria aktuale nuk ka kredibilitet që të udhëheq me shtetin.

“Po që se ndodhë të dështojnë zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë, për shkak të mosplotësimit të cenzusit prej 40 për qind, kjo me automatizëm nënkupton se qeveria aktuale nuk ka kredibilitet që të udhëheq me shtetin. Legjitimiteti i saj bie, edhe atë sipas të gjitha rregullave demokratike, duhet kjo qeveri të jep dorëheqje. Unë mendoj se me dështimin e zgjedhjes së Presidentit më 5 prill, kjo mazhorancë nuk ka të drejtë të përcaktohet për akrobacione të ndryshme politike, që kështu të vihet deri tek zgjedhja e presidentit të shtetit”, ka theksuar nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi.

Sipas tij, varianti i qeverisë, që nëpërmjet ndryshimit të kushtetutës, parlamenti ta zgjidh presidentin është i papranueshëm, ngase siç ai, maxhoranca në Parlament s`ka legjitimitet për ti hyrë procedurës për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

Në takimin e liderëve të katër partive kryesore u vendos që megjithatë të shkohet në zgjedhjet presidenciale, por duke ulur cenzusin nga 50 në 40 për qind, me qëllim të evitimit të rrezikut për të zgjedhur presidentin e ri, pasardhës të Branko Cërvenkovskit. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›