Thaçi: Kosova ka nevojë për mbështetjen e donatorëve
Prishtinë -Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi theksoi sot se Kosova përballet me shumë sfida për tejkalimin e të cilave ende ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e donatorëve. I pranishëm në forumin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Komunitetit të Donatorëve në Prishtinë, kreu i qeverisë kosovare tha se prioritet i qeverisë që drejton, është modernizimi i ekonomisë dhe transformimin e Kosovës në një qendër të re të rritjes në Evropë. “Në mungesë të kapaciteteve, veçmas financiare, qeveria nuk mund të përmbushë nevojat e qytetarëve, që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies së tyre. Prandaj ka nevojë ende për ndihmë dhe mbështetje të donatorëve, si teknike e profesionale, po ashtu edhe financiare”-tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se “ndonëse kriza ekonomike globale ende nuk ka shkaktuar një barrë shtesë për Kosovën, shteti ynë nuk mund të jetë imun ndaj këtyre ndikimeve, dhe recesioni botëror do të ndikojë edhe në rritjen e ultë ekonomike të vendit.
“Por, jemi të vendosur në reforma. Gjithashtu, kjo do të ketë ndikim negativ paksa në të hyrat publike që do të jenë në dispozicion të qeverisë. Dështimi i socializmit dhe lufta jonë për pavarësi të kombinuara me dekada të neglizhencës, vendimeve të këqija dhe investimeve të pamjaftueshme na kanë lënë një trashëgimi të zymtë”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Prodhimi bruton i Kosovës për frymë është më i ulëti në Evropë, kurse shkalla e papunësisë më e larta në Evropë. Njëkohësisht si pasojë e përkujdesjes jo të mirë shëndetësore, Kosova ka shkallë të lartë të mortalitetit të fëmijëve, pohoi Thaçi. Kryeministri përmendi edhe infrastrukturën joadekuate në arsim, në rrugë dhe sektorin e energjisë, ku ftoi donatorët të ndihmojnë rreth hartimit të një strategjie për energji.
“Nuk do të kthehemi shumë në të kaluarën. Në vend të kësaj, ne jemi të përkushtuar të modernizojmë ekonominë tonë dhe të transformojmë Kosovën në qendrën më të re të rritjes në Evropë. Anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore do ta integrojë Kosovën në sistemin ekonomik botëror, dhe do të sjellë përfitime gjatë viteve të ardhshme”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi
Lorens Meredith, shef i njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, tha se Qeveria e Kosovës ka bërë përparim të dukshëm në shumë fusha, që nga premtimet në konferencën e donatorëve.
Kurse, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ndër premtimet e qeverisë kanë qenë hartimi dhe implementimi i Strategjisë zhvillimore, si dhe themelimi i Zyrës për koordinim të zhvillimit dhe integrimit evropian që koordinon agjendën zhvillimore.
Komisioni Evropian në konferencën e donatorëve ka ndarë rreth 500 milionë euro për Kosovën, tha kryesuesi i zyrës në Kosovë, Renco Davidi. “Kanë qenë të ndara në dy pjesë, rreth 35o milionë euro për asistencë teknike dhe investime në instrumentin para-qasjes për anëtarësim, rreth 140 milionë për mbështetje makrofinanciare, mbështetje të buxhetit. Dhe zotimet tona po përmbushen edhe sa i përket afateve kohore”, ka thënë z. Davidi.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, theksoi përkushtimin e qeverisë për privatizimin e ndërmarrjeve publike, PTK-së, dhe sektorëve të KEK-ut, deri në vitin 2010. Sipas tij, MEF-i synon të përmirësojë edhe kapacitetet komunale për mbledhjen e të hyrave dhe realizimin e projekteve kapitale, në përputhje me kornizën afatmesme të shpenzimeve. Kurse Edon Cana, kryeshef i Agjencisë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian, paraqiti një pasqyrë të përgjithshme të mekanizmave të donatorëve. Ndryshe, në Konferencën e donatorëve për Kosovën, të mbajtur në korrik të vitit të kaluar në Bruksel, për mëkëmbjen ekonomike të Kosovës janë zotuar 1.2 miliardë euro.