Gjermania dorëzohet para Argjentinës
MYNIH-Rrallëherë futbollindërkombëtar kishte parë një mbrëmje të tillë me ndeshje miqësore. Në praktikë, kanë luajtur të gjitha skuadrat më të mira të botës, madje disa përballje kanë qenë vërtetë epike. Natyrisht, një nga sfidat më të bukura është luajtur në "Allianz Arena" të Mynihut, ku Gjermania 3 herë kampione e botës, priti Argjentinën e Maradonës, një përballje që ky i fundit e pati quajtur si e denjë për një finale Botërori. Amerikano-latinët kanë arritur të fitojnë 1-0, duke i dhënë një leksion skuadrës së Joakim Lëv, që është dukur disi e lodhur. Goli i avantazhit u shënua në fundin e pjesës së parë nga sulmuesi i Realit të Madridit Gonzalo Higuain. Pas një topi të gjatë, ai arriti të shmangte edhe portierin Adler dhe të depozitonte qetësisht në rrjetë. Një gol që Maradona e ka festuar si të ishte në ndeshje të vërtetë, por që ndoshta i ka lënë të kuptohet teknikut argjentinas se ka bërë gabim që këtë lojtar nuk e ka marrë shumë në konsideratë në të shkuarën. Në pjesën e dytë gjermanët nisën të shtyjnë drejt portës, por mbrojtja e Argjentinës nuk është se ka patur ndonjë punë të madhe. Problemi i vetëm ishte dëmtimi i Martin Demikelis, ndërkohë që sulmuesi i Benfikës, Angel Di Maria, goditi edhe një traversë.
Ndeshjet e tjera
Itali-Kamerun ka qenë një tjetër ndeshje e fortë, e zhvilluar mbrëmë në Monako. Por, vetëm në letër, pasi në fushën e lojës vetëm spektakël që nuk është parë. Miqësorja ka përfunduar 0-0 dhe ajo i ka dhënë mundësinë Marçelo Lipit të provojë disa futbollistë të rinj. Në sulm, tekniku italian ka hedhur si Borrielon, ashtu edhe Pacinin, dy lojtarë që mund të mendohen si alternativë e mirë për në Botëror, por që mbrëmë nuk është se kanë shkëlqyer. Bonuçi e Kosu ndërkohë kanë debutuar në mënyrë të suksesshme, duke treguar se kanë personalitetin për të qenë pjesë e një ekipi kombëtar. Italia arriti të realizonte një gol me anë të Xhorxhio Kielinit në pjesën e parë, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Në fraksionin e dytë ishte Andrea Di Natale që mund të kishte realizuar, por nuk arriti. Edhe futja e Kualjarelës nuk e ndryshoi rezultatin e ndeshjes. Në takimet e tjera, Serbia tregoi se nuk e ka humbur formën e mirë të eliminatoreve, duke mposhtur 3-0 Algjerinë. Panteliç, Kuzmanoviç e Tosiç vendosën këtë sfidë. Ndërkohë, Portugalia arriti të fitonte 2-0 ndaj Kinës, pas golave të Hugo Almeidës në pjesën e parë dhe të Liedson në të dytën. Po ashtu edhe Holanda konfirmohet si një super skuadër, duke mposhtur 2-1 SHBA-në.
(d.b/BalkanWeb)