Gjermania hap tregun e punës

Punëmarrës nga tetë vende të Evropës Lindore që nga sot do të kenë qasje të pakufizuar në tregun gjerman dhe austriak të punës. Polakët, çekët, hungarezët, sllovenët, sllovakët, si edhe kandidatë nga Estonia, Letonia, Lituania mund të punësohen pa kufizime në Gjermani.
Por tregu gjerman i punës ende mbetet i mbyllur për punëmarrës nga Bullgaria dhe Rumania.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Bruderle, heqjen e kufizimeve të punësimit për punëmarrës vendet e Evropës Lindore e vlerëson si mundësi për Gjermaninë.
Për televizionin ARD, Bruderle tha: "Mundësitë janë të mëdha. Ne kemi nevojë urgjente për fuqi të kualifikuar punëtore. Në disa pjesë të Gjermanisë kemi punësim të plotë. Po qe se nuk na vjen fuqi e kualifikuar punëtore, do ta humbim mundësinë për rritje ekonomike." Ndërkohë sindikatat gjermane shprehen të shqetësuara për rënien e pagave. Llogarinë do ta paguajnë biznesi i mesëm dhe ai i zejeve, paralajmërojnë sindikatat.