Ohri në “Top 10-shen” e Guardianit

Ohri ka zënë vend thuajse të barabartë me kryeqytetin e Kubës, Havanën, Hamburgun në Gjermani dhe Ibizën në Spanjë, si destinacionet më atraktive në listën “Top 10 destinacionet për pushim veror të studentëve”, të cilën e përpiloi gazeta britanike Guardian.
Sipas Guardian, nuk ekziston njeri i cili mund të mbetet indiferent dhe i pa-impresionuar nga toleranca fetare dhe harmonia, të cilën e ndajnë kishat dhe xhamitë e shpërndara në mbarë qytetin.
Për frekuentuesit e jetës së natës, Guardian propozoi argëtim në anije, ndërsa për admiruesit e natyrës gazeta rekomandoi Galiçicën, prej ku mund të kënaqesh me pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit.
Rangim të tillë, Guardian bën çdo vit dhe për këtë qëllim i pyet studentët e mbarë botës, ku kanë kaluar pushim të paharruar verën e kaluar.
Përveç Maqedonisë, në listën “Top 10” destinacionet për pushim veror të studentëve” gjenden edhe Skocia, Spanja, Rumania, Hungaria dhe Britania.