E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti rus Putin në listën e zezë të policisë finlandeze?!

HELSINKI- Policia finlandeze pranoi dhe kërkoi falje për gabimin e saj, pasi kishte shkruar ''pa arsye'' emrin e presidentit rus, Vladimir Putine në një listë të zezë konfidenciale.

"Policia gjyqësore ka kryer një gabim duke shkruar emrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në regjistrin e të dyshuarve. Ky regjistrim është bërë pa arsye ligjore dhe policia gjyqësore shprehu keqardhje që regjistri ishte keqpërdorur'', theksoi policia në një komunikatë.

Sipas komunikatës, emri i presidentit rus kishte hyrë në dosje që prej rreth dy javësh dhe është fshirë dje, kur çështja u zbulua në media.

''Ky është një gabim i rëndë'', pranoi drejtori i policisë, Mikko Paatero për televizionin publik YLE.

Sipas tij, kjo nuk është një shaka, por një vendim i marrë me vetëdije, që nuk respekton udhëzimet e dhëna. Asnjë nuk di se si emri i Putinit është futur në listë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›