E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli bashkiak në Lezhë, 2 këshilltarë të majtë votë djathtas

Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Lezhës kanë rrëzuar vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve, duke krijuar për herë të parë mazhorancën në këtë këshill. Sipas këshilltarëve të djathtë kërkesa e paraqitur për shqyrtim që i referohej kryesisht anëtarit të bordit drejtues në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve nuk ka prezantuar me dokumentacionin e duhur, dhe se ky shërbim nuk i ka kaluar ende në pronësi të bashkisë.
Duke iu referuar kërkesës së këshilltarëve të djathtë,kreu i këshillit bashkiak Agustin Marku ka deklaruar se për të realizuar de fakto kalimin e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve në varësi të bashkisë, duhet më parë që të zgjidhen anëtarët në bord, në rast të kundërt kjo nuk mund të zgjidhet.
Krahas 12 votave që kanë aktualisht këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak të Lezhës, për heqjen nga rendi i ditës së zgjedhjes së anëtarëve të bordeve kanë votuar edhe 2 këshilltarë të majtë, duke e bërë akoma më të paparashikueshëm rrjedhjen politike të parlamentit lokal të Lezhës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›