Ushtria siriane vijon bombardimet, BE-ja shton sanksionet

Një korrespondent i “BBC”-së thotë se trupat ushtarake kanë qëlluar me artileri dhe armë anti-ajrore në Binish dhe në qytete të tjera afër Idlibit.
Aktivistët raportojnë se ndërkohë, qyteti i Homsit mbetet nën zjarr, teksa Presidenti francez tha se ishte pranë gjetjes së një zgjidhjeje për të shpëtuar gazetarët perëndimorë.
Kina ndërkohë hodhi poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikë ndaj politikës që po ndjek Siria si shumë arrogante.
Një zyrtar i lartë komunist thotë në një shkrim në një prej të përditshmeve kineze se SHBA-të pas eksperiencës së Irakut nuk kishin më të drejtë të flisnin për popujt arab.
Ndërkohë, teksa përplasjet diplomatike ashpërsohen, Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë sanksionesh të reja kundër Damaskut:
- Ngrirje të aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë në vendet evropiane
- Ndalim fluturimi për në BE të personave të afërm me Presidentin Bashar Al-Asad
- Ndalim të fluturimeve të avionëve të mallrave nga Siria për në BE
- Kufizim të tregtisë së arit dhe metaleve të cmuara mes BE-së dhe Sirisë.
/Start/F. P/
2012-02-27 17:56