E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ekonomia jone, entuziaste, nuk njohu krize

Rozeta Rapushi
Ekonomia qendron ne krye te listes per funksionimin e saj ne kohen me te veshtire te krizes boterore. Vleresimet e medha per situaten ekonomike si nje pergenjeshtrim tjeter ndaj akuzave te opozites per krize te renduar ekonomike, kryeministri Sali Berisha, i beri dje gjate perurimit te fabrikes se riciklimit te mbetjeve te letres ne Porto Romano, Durres, nje investim privat, ne bashkepunim me BERZH, me vlere 17 milion euro. “Ky investim eshte nje deshmi tjeter e entuziazmit te ekonomise shqiptare. Ekonomi qe, sic u be e ditur se fundi edhe nga Komisioni Evropian, qendron ne krye te listes per funksionimin e saj dhe qe, ne kohen me te veshtire te piramidrise boterore qendroi, garantoi rritjen dhe po shpejton ritmet. Qeveria eshte e angazhuar te beje cdo perpjekje per suksesin e bizneseve ne Shqiperi”, tha kreu i qeverise. Sipas tij, leksioni me i madh nga kjo krize edhe rruga e vetme me e sigurt per t’u mbrojtur prej saj eshte mbeshtetja e biznesit dhe se qe te gjithe stimujt e tjere jane humbje kohe. Ne kete kuader, Berisha garantoi ndihme me te madhe ndaj biznesit dhe ne menyre te vecante ndaj te gjithe industrise se riciklimit ne Shqiperi, e cila gjer tani ka mbi 80 milion euro investime, ne leter, ne plastike, ne qelq, ne metale, etj. “Qeveria, me nje kuader te ri aktesh ligjore dhe nenligjore, do te krijoje nje mbeshtetje te fuqishme per ju, ne menyre qe te zgjeroheni gjithnje e me shume e te nderroheni ne nje gjenerator te rendesishem ne industrine e vendit”, siguroi kryeministri. Berisha tha se kjo fabrike eshte e teknologjise se fundit dhe punon per riciklim, duke i bere nje sherbim te madh vendit, sepse jep mundesi perpunimi te te gjithe hedhurinave te letres ne vend, por, nga ana tjeter, po mendoja se c’behet me ujerat e saj, qe sic dihet jane problematike dhe kane qene ne te shkuaren nje problem madhor ne industrine shqiptare. “Ka teknologjine me moderne, e cila ben te mundur qe as edhe nje liter uje i ndotur te mos dale jashte territorit te kesaj fabrike”, vijoi kryeministri. Sipas tij fabrika e perpunimit te letres ploteson ne teresi te gjitha nevojat e ambalazhimit me karton, kuti te ambalazhit te cilesise me te larte, me letren, e cila nga hedhurine, ne saje te proceseve qe kalon, behet nje leter nder me te mirat, 100 per qind e perdorshme ne industrine ushqimore. Fabrika ploteson nevojat e vendit per keto produkte dhe nje pjese e konsiderueshme e prodhimit te saj eshte i destinuar per eksport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›