E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania kerkon punonjes te kualifikuar nga vendet problematike te Evropes

Nuk ka mungese punonjesish te kualifikuar ne Gjermani Ky ishte vetem nje reagim i nje lexuesi ndaj nje artikulli online te publikuar nga Suumlddeutsche Zeitung. Firmat ankohen per situaten e veshtire qe ato e kane krijuar vete. Nese viziton agjencite e ndermjetesimit te punes firmat me siguri do te takojne atje ish-punonjes te tyre pergjigjet nje tjeter lexues. Shume gazeta gjermane kane njoftuar se Agjencia e Punes eshte duke bere reklame intensive per terheqjen e emigranteve te kualifikuar kryesisht nga Spanja dhe nga vendet e krizes Portugalia dhe Greqia.

Qendra per Ndermjetesimin e Eksperteve nga jashte ZAV qe vepron ne kuader te Agjencise Federale te Punes prej gati dy dekadash ndermjeteson per punesimin e eksperteve pertej kufijve. Ndonese me pare jane ndermjetesuar kryesisht eksperte gjermane per tregun jashte vendit tani kahu ka ndryshuar. Eksperte nga jashte nevojiten ne Gjermani. Reagimi tek gjermanet eshte ne pergjitesi i tille Ne nuk duam. E kjo vlen jo vetem per reagimet ne World Wide Web.

Migracioni ka konotacion negativ

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hilmar Schneider drejtor per politikat e tregut te punes prane Institutit per te Ardhmen e Punes IZA

Agjencia ZAV ka gjetur 17.000 spanjolle qe parimisht jane te gatshem te punojne ne Gjermani. Ata jane regjistruar ne nje database. 17.000 per shume gjermane tingellon si nje fluks i forcave te reja te punes qe do te depertojne ne vend. Hilmar Schneider drejtor per politikat e tregut te punes prane Institutit per te Ardhmen e Punes IZA e neutralizon kete reagim te gjermaneve si nje refleks vetembrojtjeje duke argumentuar se Cdo emigrant i kualifikuar nuk ia ze vendin e punes askujt perkundrazi ai ben qe te rritet niveli i kerkeses thote ai.

Instituti IZA mendon se punonjesit e kualifikuar jo vetem qe krijojne vende te reja pune per te tjeret por pervec kesaj ata hapin mundesine per punesimin e dy deri ne tre punonjesve me pak te kualifikuar. IZA madje ka zbuluar edhe nje tjeter efekt ndersa rritja e kerkeses per punonjes me pak te kualifikuar con ne rritjen e pagave te tyre pagat e profesionisteve mbeten ne te njejtin nivel madje edhe ulen sepse ata ofrojne profesioniste nga jashte gje qe con ne nivelimin e te ardhurave.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oferta per vende pune

Si rrjedhoje 17.000 spanjolle nuk jane as pak dhe as shume mendon Schneider. Sepse tek e fundit prej tyre maksimumi do te vijne ne Gjermani 1500. Nje pike uji ne det kjo thote Schneider i cili mendon se ne tridhjete vitet e ardhshme ne Gjermani do te mungojne cdo vit 300.000 deri ne 500.000 punonjes. Ne kerkim te profesionisteve jashte vendit Gjermania eshte shume prapa krahasuar me Britanine e Madhe apo vendet skandinave Ne nuk kemi me emigrante ne ate kontigjent qe do te nevojitej thote eksperti i tregut te punes ne bisede per DW-WORLD.DE.

Per shkak te krizes ne Evropen Jugore shanset jane te mira qe te gjenden eksperte nga Evropa Jugore te cilet duan te zhvendosen ne nje vend tjeter thote Beate Raabe nga qendra ZAV. Por edhe ajo mendon se me kohe do te veshtiresohet gjetja e profesionisteve te pershtatshem ne Evrope. Duke perjashtuar vendet e krizes sot ne te gjitha vendet kerkohen profesioniste ne fushen e IT-se ne sektorin e shendetesise apo inxhiniere. Dhe kjo do te thote qe keto grupe profesioni kane shanse te mira punesimi ne vendin e tyre konkludon Raabe e sipas saj gatishmeria per tu zhvendosur nga njeri vend ne tjetrin mund te bjere.

Politika i shmanget temes se migracionit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Flamuri i Portugalise

Nuk do te jete e lehte qe te zgjidhet ky problem sipas Hilmar Schneider nga IZA. Ai i ka humbur shpresat tek politika. Kush eshte ai qe do te angazhohet per migracionin duke e ditur qe me kete humbet ne zgjedhje Qe Gjermania nuk i pret me krah hapur punonjesit e huaj ky imazh perflitet ne shume vende te botes. Kesaj i shtohet problemi i gjuhes shpesh neper shkolla jashte gjermanishtja ose nuk ofrohet si gjuhe ose nuk preferohet te mesohet. Ndersa ne Britanine e Madhe dhe ne vendet skandinave punonjesve te kualifikuar nga jashte u gjejne shtepi dhe u garantojne vende ne kopshte per femijet ketu ne Gjermani migranteve u duhet t ia dalin vete mbane.

Beate Raabe eksperte prane ZAV beson megjithate se ndermarrjet ne te ardhmen do te ndryshojne dicka sepse atyre po u ikin prej duarsh kandidatet e mire dhe u duhet qe te perpiqen te gjejne kandidate te pershtatshem. Parrulla Harmonizimi i familjes me profesionin thote Raabe per DW-WORLD.DE nje sipermarres qe e ofron kete mundesi eshte terheqes.

Hilmar Schneider nuk eshte i bindur per nje kthese te tille pozitive. Nese veshtiresohet gjetja e punonjesve te kualifikuar atehere eshte me e thjeshte qe te shkojne ndermarrjet atje ku jane punonjesit e kualifikuar.

Autor Jutta Wasserrab / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›