Perkeqesohet situata serbet i vene flaken pikes kufitare te Jarinjes

Përshkallëzohet gjendja në veri të Kosovës, pasi serbë të maskuar I kanë vënë flakën pikës kufitare 1 në Jarinje. Serbët, të cilët duket se janë pjesë e strukturave radikale paralele së pari kanë shkatërruar pikën kufitare e pastaj i vunë flakën. Jozyrtarisht raportohet për shkëmbim zjarri në mes të serbëve dhe ushtarëve të KFOR-it, të cilët po kujdesen për të mbajtur nën kontroll situatën. Sipas agjencisë serbe të lajmeve B92, në djegien e pikës kufitare janë përfshirë rreth 50 të rinj serbë nga veriu i Mitrovicës.
Mediat lokale njoftojnë edhe se protestuesit kanë qëlluar në drejtim të dy helikopterëve të KFOR-it të cilët po transportonin doganierë shqiptarë për në pikat kufitare 1 dhe 31. Sipas mediave kroate, sulmi ka ndodhur ndaj dy helikopterëve ushtarakë kroatë në kuadër të KFOR-it, por pa lëndime në njerëz.
Ndërkohë ka reaguar menjëherë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç i cili ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të dhunës. Tadiç ka thënë se huliganët që shkaktojnë dhunën nuk mbrojnë interesin e qytetarëve e as të Serbisë. Sipas agjencive serbe të lajmeve, serbët e maksuar kanë hedhur edhe mjete shpërthyese në një postbllok të KOFR-it në Jarinje.
Ka reaguar menjëherë edhe misioni EULEX, i cili është shumë i shqetësuar për situatën aktuale në veri të Kosovës. EULEX u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të qëndrojnë të qetë në këtë kohë pasi mbrojtja dhe siguria e të gjithë njerëzve është kryesore. Misioni EULEX ka shtuar masat e sigurisë në veri për të mos lejuar përshkallzimin e mëtejshëm të situatës.
EULEX, me anë të një njoftimi ka reaguar edhe ndaj kritikave të kryeministrit Thaçi, duke vënë në dukje se ka mbështetur gjithmonë rivendosjen e kontrolleve doganore të plotë në Portat 1 dhe 31 në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe në përputhje me standardet e BE.
Por, sipas organizmit të BE-së, Bashkimi Europian nuk është në gjendje për të mbështetur masat të cilat nuk janë marrë në konsultim të plotë me të gjitha palët e interesuara. ”E vetmja rrugë përpara është nëpërmjet diskutimit dhe çështjen e doganave duhet të zgjidhet gjatë Dialogu Prishtinë-Beograd. Dhuna përfitime askush”, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 korrik 2011 )