Kina sfidon Rusinë
Njëzet vite pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kina është rivale e Rusisë si një nga investitorët dhe partnerët më të mëdhenj tregtarë në shumë nga ish-republikat sovjetike.
Bjellorusisë po i mbarojnë paratë. Ndërsa shtohen faturat e papaguara të energjisë elektrike, Kremlini i ndërpret energjinë elektrike.
Televizioni shtetëror i Rusisë transmeton kritika të ashpra, duke e quajtur Bjellorusinë një vend diktatorial.
Strategjia e Moskës është e qartë, rritja e trysnisë ndaj Minskut në mënyrë që ata t’i shesin Rusisë kompanitë shtetërore me çmime të ulëta.
Moska dëshiron të blejë kompaninë Belaruskali, e cila është prodhuesi më i madh në botë i potasit. Nëse Moska e blenë këtë kompani, Rusia do të kontrollonte gjysmën e prodhimeve të plehrave kimike në një kohë të rëndësishme në të cilën bota po përballet me mungesa ushqimore.
Por një palë e papritur ka hyrë në lojë, Minsku tani është në bisedime për t’i shitur një pjesë të Belaruskalit kompanive shtetërore nga Kina.
Në kërkim të lëndëve të para, Kina gjithnjë e më shumë po futet në tregun e ish-Bashkimit Sovjetik, një rajon i cili për një kohë të gjatë është cilësuar si burim privat i Moskës.
Analisti politik i çështjeve ruse Konstantin von Eggert thotë se Kremlini është duke u treguar i kujdesshëm për të mos folur kundër ndërhyrjeve ekonomike të kinezëve në Bjellorusi, e cila dikur konsiderohej model i republikave sovjetike.