E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kërkon qartësi nga Greqia

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 16:00

Ministri gjerman i Financave, Wolgang Scheuble, i ka kërkuar Greqisë së mbytur në borxhe që të mendohet mirë për qëndrimin e mëtejshëm në zonën e euros.

Anëtarësia në bashkimin monetar është një mundësi, por edhe një ngarkesë ë rëndë, tha politikani i CDU-së për gazetën "Bild am Sonntag".

Scheuble theksoi se vetëm nëse treshja e ekspertëve të Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar vërejnë se Greqia është duke respektuar kushtet e kursimeve, do të paguhet kësti i parë i kredive ndihmë prej tetë miliardë eurosh.

Pa para të tjera, Greqia do të falimentojë muajin e ardhshëm, thonë ekspertët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›