Gul fillon vizitën në Gjermani

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, nisi një vizitë katër-ditore në Gjermani.
Gul pritet të zhvillojë takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ministrin e Jashtëm, Gido Vestervelle dhe me homologun e tij gjerman, Christian Wulf.
Të dy presidentët pritet të bashkë-udhëheqin një takim të Forumit të Biznesit Turko-Gjerman.
Gjatë vizitës së presidentit turk në Gjermani pritet të bisedohet edhe rreth synimit të Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian-proces i cili deri më tani është kundërshtuar nga Berlini zyrtar.
Pjesë e agjendës së diskutimeve me zyrtarët gjermanë pritet të jenë gjithashtu zhvillimet e fundit politike në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
Vizita e presidentit Gul vjen në kohën e 50 vjetorit të një marrëveshjeje, e cila pat hapur rrugën për migrimin masiv të punëtorëve turqë në Gjermani.