E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania, kontrata pune 18 muaj per infermieret Sonila Isaku

Infermieret shqiptare, te cilet jane mbi 22 vjec dhe perparesi kane ata qe kane punuar ne kete profesion per disa kohe, do te kene mundesi te lidhin kontrata pune me shtetin Gjerman per te punuar atje deri ne 18 muaj. Ky fazen e pare do te pranohen vetem 20 infermiere, me pas numri i tyre do te vije duke u rritur. Ky fakt eshte bere i ditur nga Ministria e Punes pas nje marreveshje te lidhur me shtetin gjerman, ku ky i fundit ka nje nevoje ne rritje per punonjes te kualifikuar. Ne projektin e nisur ne vitin 2011 "Triple Win Migration", Qendra per Migrim dhe Zhvillim Nderkombetar (CIM), monitoron te gjitha fazat e migrimit, ne menyre qe te perfitojne te gjitha palet, punedhenesit, vendet e origjines dhe punonjesit specialiste. "Ky bashkepunim behet i mundur fale rakordimit te politikave te zhvillimit te ekonomise e te tregut te punes ne bashkepunim me partneret lokale te vendeve te origjines. Shqiperia eshte nder vendet e para partnere per ndermjetesimin e punonjesve ne fushen e infermierise me Gjermanine", - thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Punes. Per sa i perket kandidateve qe do te aplikojne ata duhet te jene shtetas shqiptare mbi 22 vjec. Te kene perfunduar studime ne infermieri dhe ne rastin me ideal me pervoje konkrete ne profesion. Po ashtu pelqehet qe kandidatet te kene njohuri te mjaftueshme te gjuhes gjermane. Per sa i perket aplikimit, ai mund te behet me ane te adrese postare ose asaj elektronike dhe pikerisht Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Drejtoria e Politikave migratore, rikthimit dhe Integrimit, Rr e Kavajes, NR 1001, Tirane ose nepermjet e-mailit tripleWin.Albanien@giz.de. Sipas rregullave, afati perfundimtar eshte data 6 qershor 2012. "Pas nje perzgjedhjeje paraprake ne baze te aplikimit me shkrim do te zhvillohen ne Shqiperi ne bashkepunim me perfaqesues te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe, eventualisht, me punedhenesin potencial gjerman intervistat per perzgjedhjen e kandidateve per kete kualifikim te metejshem"thuhet ne njoftim. Sipas ketij te fundit, perzgjedhja e kandidateve fitues do te behet ne baze te shqyrtimit per plotesimin e te gjitha kerkesave te aplikimit, aftesine profesionale dhe eksperiencen e punes se kandidateve, si dhe njohjes se gjuhes gjermane. Kandidatet e perzgjedhur paraprakisht mbi bazen e dokumentacionit i nenshtrohen nje interviste me perfaqesuesit e pales gjermane. Kandidat e perzgjedhur kalojne ne dy intervista, nderkohe ata qe nuk fitojne njoftohen per te terhequr mbrapsht dokumentacionin origjinal te paraqitur. Sipas procedures, infermieret shqiptare mund te perfitojne deri ne 18 muaj kualifikim te metejshem profesional e gjuhesor si punonjes "mysafire" ne Gjermani. Nderkohe, ushtrimi i testuar i profesionit eshte parakusht per njohjen shteterore te diplomes ne Gjermani. Deri ne marrjen me sukses te provimit per njohjen e diplomes, punonjesit do te punojne fillimisht si ndihmes-infermiere/ndihmes-infermiere.

Aplikimit duhet t'i bashkengjiten ne dy kopje dokumentet e meposhtme:

Deshmite e notave per te gjithe vitet e shkolles mjekesore (Infermieri e Pergjithshme), ne shqip dhe te perkthyera ne gjermanisht.

Dokumenti perfundimtar i Studimeve/Diplome te specialitetit ne shqip dhe te perkthyera gjermanisht.

Jeteshkrim (CV) ne gjuhen gjermane me te dhena mbi arsimimin, kualifikimin, njohurite e pervojat profesionale dhe njohurite ne kompjuter.

Kopje te Librezes se punes/dokument i punesimit (perkthyer ne gjermanisht).

Deshmi penaliteti.

Dokument qe verteton njohurite ne gjuhen gjermane/Certifikata

Kushtet qe duhet te percaktohen ne kontrate

Kohezgjatja e marreveshjes se punesimit eshte te pakten nje vit dhe jo me shume se 18 muaj.

Orari javor i punes eshte i njejte me numrin normal te orarit te punes me kohe te plote, ne perputhje me kontraten kolektive ose pageses tipike te punesimit me kohe te plote.

Percaktohet e drejta per pushime

Paga bruto percaktohet shprehimisht dhe perputhet me kushtet normale te vendit ne fjale sipas kontrates kolektive

Punedhenesi ndihmon ne gjetjen e nje banese te pershtatshme dhe te perballueshme financiarisht per punonjesin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›