E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kritikon Rusinë: Po përkrah regjimin e Damaskut

01-06-2012 / Gazeta 55

Siria në prag të luftës civile

Gjermania i ka bëri thirrje sot Rusisë që të ndalë mbështetjen e saj për Damask. Kerkesa eshte bere nga zyrtarët gjerman, pak para vizitës që presidentit rus Vladimir Putin pritet te bëjë ne Berlin dhe Paris. “Sipas mendimit tonë Rusia duhet të dij se ne nuk jemi duke punuar kundër interesave strategjike ruse, por ne duam të ndalet dhuna në Siri”, ka thënë Mministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervelle.
Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Siria është në prag të rrëshqitjes në luftë civile, pas masakrës së javës së kaluar në fshatin Houla.
Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, që të bëjë më shumë për të zbatuar planin për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.

Plani prej gjashtë pikësh i paqes, i firmosur në 12 prill, parashikon:

1) Proces politik për të adresuar aspiratat dhe shqetësimet e popullit sirian
2) Fundin e dhunës së armatosur në të gjitha format, nga të gjitha palët, për të mbrojtur civilët
3) Të gjitha palët të garantojnë kushtet për ndihmën humanitare në të gjithë zonat e prekura nga konflikti
4) Autoritetet të intensifikojnë ritmin dhe shkallën e lirimit të personave që janë burgosur në mënyrë arbitrare
5) Autoritetet të garantojnë lirinë e lëvizjes në të gjithë vendin për gazetarët
6) Autoritetet të respektojnë lirinë e grumbullimeve dhe të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore.

Sipas të dhënave të besueshme të OKB-së, mbi 9 mijë persona janë vrarë që prej fillimit të protestave në mars 2011. Për aktivistët, viktimat janë 20 mijë, ndërsa për qeverinë, vetëm 3 838, midis të cilëve 1 345 ushtarë.
Ndërkohë, Bashkimi Europian imponoi një tjetër raund sanksionesh ndaj Sirisë, të 15-tat deri tani, në një përpjekje për të rritur më shumë presionin ndërkombëtar mbi qeverinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›