E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kualifikohet për në botëror

Kombëtarja gjermane mundi atë ruse me rezultatin 1-0 duke siguruar kualifikimin në botërorin e 2010.
Me një gol të sulmuesit të Bajernit të Mynihut Mirosllav Klose në minutën e 35 ' të pjesës së parë, Gjermania ngjitet në vendin e parë në grupin IV me 25 pikë duke siguruar përfundimisht kualifikimin. Gjermania i bashkohet Anglisë, Spanjës dhe Holandës. Vlen të theksohet se nga minuta e 69' përfaqësuesja gjermane luajti me 10 futbollistë pasi Boateng doli me karton të kuq pas kartonëve dy të verdhë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›