E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet në tregun e fruta-perimeve

Tregtarët në tregun e fruta-perimeve shprehen se perimet këtë javë kanë pësuar një rritje të lehtë me 20-30 lekë. Ndër perimet që kanë pësuar rritje përmendim spinaqin dhe sallatën. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i pakësimit të prodhimeve të stinës duke qenë se jemi në fund të vjeshtës.
Ndërkohë që pritet që këto çmime të pësojnë ritje të mëtejshme pasi është një gjendje e cila përsëritet çdo vit në këtë periudhë u shprehën tregtarët. Sipas Institutit të Statistikave muaji shtator ka pësuar rritje prej 0.8 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm dhe rritja më e madhe është pikërisht në grupin e zarzavateve. Por gjithsesi krahasuar me një vit më parë kjo rritje është më e vogël.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›