E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste reagon ndaj betimit të qeverisë së re

Në një konferencë për shtyp, deputetja Olta Xhaçka, u shpreh se Selia Rozë është e gatshme të hyjë në Kuvend, duke thënë se do ta bëjë këtë vetëm nëse i jepet e drejta legjitime për të bërë transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, duke hapur kutitë e votimit.
Po kështu deputetja Xhaçka ka akuzuar edhe njëherë mazhorancën për deformim të rezultatit zgjedhor.
Sipas saj, mazhoranca u mohoi shqiptarëve zgjedhje të standarteve vërtet evropiane dhe u shkeli kundërshtarëve liritë e të drejtat e tyre themelore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›