E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat, Pollo përgjigje Ramës

Tiranë -Zëvendëskryeministri Genc Pollo ka deklaruar se qeveria do të rimbursojë të gjitha tekstet shkollore për familjet në nevojë. Gjatë një takimi me mësues e nxënës në një shkollë të arsimit bazë 9-vjeçar, Pollo theksoi se Edi Rama propozon të kthehemi në skemën e 8 viteve të shkuara.

“Ne rimbursojmë të gjithë prindërit për shpenzimet e librit shkollor,veçanërisht ata në nevojë, të cilët do të marrin 100% të shpenzimit.Edi Rama propozon të kthehemi në skemën e 8 viteve të shkuara të PS, kur premtoheshin libra falas për të gjithë dhe të gjithë prindërit i blinin librat shkollorë në tregun e zi me superçmim, ndërsa fondet e subvencionit i merrnin shtypshkronjat me tender”-theksoi numri dy i qeverisë shqiptare.

Ai shto se “Edi Rama me dy propozimet e vetme konkrete, atë të librit shkollor dhe të akcizës së naftës për bujqësinë, tregohet konseguent: Rama thotë hapur se modelin e tij bashkiak të Ndërtim-Eftimit ai do ta ngrejë në rang republike”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›