Raporte për gjendjen e presidentit jemenas

Vazhdojnë raportet kundërthënëse sot nëse presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, është larguar nga shteti për tu kuruar. Televizioni satelitor “Al Arabia”, citon një burim shëndetësor në Sana, kryeqytetin e Jemenit, që thotë se Saleh është larguar me aeroplan për në Arabinë Saudite për trajtimin e lëndimeve që iu shkaktuan gjatë një sulmi të premten në pallatin presidencial.
Megjithatë, agjencia e lajmeve, Saba, nuk i ka konfirmuar këto raporte, duke thënë vetëm se zyrtarë qeveritar janë nisur për në Arabinë Saudite për tu trajtuar.
Të premten, presidenti bëri publike një deklaratë në formatin audio, duke thënë se ai është mjaft mirë megjithëse është raportuar se ai është lënduar në qafë dhe ka prerje në fytyrën e tij, pasi forcat fisnore hodhen granata ne pallatin presidencial.