Gjermania mbyllë të gjithë reaktorët bërthamor

Koalicioni udhëheqës në Gjermani është pajtuar për një plan, që do të mbyllë centralet bërthamore të këtij shteti në vitin 2022.
Vendimi pason debate në Gjermani rreth sigurisë së funksionimit të tyre që prej tërmetit shkatërrues në Japoni në muajin mars dhe cunamit, që më pas e goditi centralin bërthamor japonez në Fukushima.
Vendimi bënë që Gjermania të bëhet vendi i parë i madh industrial që heqë dorë nga ky lloj i energjisë. Sipas planit të prezantuar tashmë, qeveria nuk do t’i ri-aktivizojë tetë centralet që u mbyllen para ose menjëherë pas katastrofës në Japoni.
Ministri i Ambientit, Norbert Retingen, ka thënë se gjashtë reaktorë do të hiqen nga përdorimi në vitin 2021, ndërsa tre të mbeturit, reaktorët më të rinj bërthamor të Gjermanisë, do të mbyllen në vitin 2022.