E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen shpreson në qëndrim

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 15:10

Michael Owen ka ritheksuar dëshirën e tij të mbetet në Manchester United pas paqartësisë rreth të ardhmes së tij.

Kontrata e Owenit me Djajtë e Kuq skadoi në fund të këtij sezoni dhe deri më tani ende nuk është bërë asnjë njoftim rreth mundësisë së vazhdimit.

Por, ish reprezentuesi anglez ka theksuar se dëshiron të mbetet në Old Trafford nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

“Jam kënaqur në çdo minutë. Kemi futbollistë të mirë, staf dhe menaxher të mirë si dhe tifoz të mrekullueshëm. Shpresoj të vazhdojmë”, tha Owen për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›