E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania me tifoze VIP, kancelaren Merkel

Gjermania në finale të Euro 2008-s, por me një nga tifozet më të mëdha dhe më të pabesueshme, kur mendon se ajo është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u dërgon rregullisht mesazhe lojtarëve para dhe pas ndeshjes, teksa nuk ka munguar edhe në dhomat e zhveshjes për të biseduar me ta. Madje në jo pak raste ka dhënë edhe ndonjë opinion në lidhje me paraqitjen e Gjermanisë në ndeshjet e Europianit. E njohur është deklarata e Bastian Shvajnshtajgerit: "Kur zonja Kancelare të thotë se duhet të bëni dicka ju duhet ta bëni". Merkel e shpreh hapur entuziazmin e saj kur Gjermania shënon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›